Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ftuar për nesër noterët e rinj për t’u betuar në ndërtesën e ish-Rilindjes. 100 noterët e rinj do të betohen para ministres Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.
Një vendim aspak i lehtë do të jetë për kryetaren e bordit të OSHP-së, Vjosa Gradinaj-Mexhuani. Ajo është pranuar si notere për rajonin e Ferizajt dhe është e ftuar për betim në ditën e nesërme.
Në rast se pranon detyrën e re, Gradinaj-Mexhuani do të duhet të dorëzojë pozitën si kryetare e bordit në organin më të madh të tenderëve.
Indeksonline e ka kontaktuar Vjosa Gradinaj-Mexhuanin, por ajo ka thënë se ende nuk është përcaktuar për vendimin e saj aspak të lehtë.