Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për dy vepra penale

 

 

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e një personi të dyshuar për dy vepra penale, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se i dyshuari është Kushtrim [Maliq] Xhaka, 39-vjeçar, i cili dyshohet për ‘Grabitje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën info@kosovopolice.com  si dhe në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d