Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të vendit për të identifikuar dhe arrestuar një person, raporton Gazeta Telenews.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka njoftuar se i dyshuari kërkohet pasi është përfshirë në një rast të kanosjes.
“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në polici me datën 12.12.2023.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.