Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

 

 

Presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum te mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në ditën e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, ka deklaruar se ky memorandum është dëshmi e partneritetit jetëgjatë mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Kosova është shembulli se çka mund të bëhet kur gratë udhëheqin shoqëritë civile, jetën politike dhe aktivizmin për të mbijetuarit e dhunës”, ka deklaruar tutje ajo.

Teksa ka folur për Qendrën e Eskelencës, ajo ka kujtuar mundin e Sekretares Madeline Albright për çlirimin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d