Ministri i Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratën për zgjerimin e rrugës që lidh Prishtinën me Mitrovicën.
Aliu tha se punimet për këtë projekt pritet të kryhet sot një vit. Kompanitë fitues të këtij tenderi janë “Eskavatori LLC dhe Hidrosroi Sofia“.
“Sapo nënshkruam sot kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën me Mitrovicën. Një nga projektet më të stërzgjtura në historinë e pasluftës së Kosovës, po, që jemi tu shku drejtë përfundimit të tij, sot arritëm ta nënshkrujmë kontratën. Proces ky që ka filluar me 2 tetor kur është publiku njoftimi për dorëzimin e ofertave e që është parapri në disa faza tjera, si angzhimi i kompanisë mbikëqyrëse , procesi I shkëputjes së kontratës së vjetër, e cila është parapri nga një process i auditimit,”, tha Aliu.
Ky projekt ka vlerë plot 25 milionë euro.
“Do të kemi përfundimin brena afatit një vjeçar siç parashihet në kontartë. Bëhet fjalë për një projekt 25 milionë euro që është huamarrje nga fondi OPEK për zhvillim ndërkombëtare në bashkëfinancim me fondin saudit për zhvillim.“
“Krahas këtij projekti jemi në fazë të kryerjes së problemeve nga e kaluar, si shpronsimet. Për projektin që nënshkruam sot gjatësia është 9. 78 kilometra. Bëhet fjalë për segmentin nga Lumi I Madh deri në Boldurë.”
Zëvendësministri, Hysen Durmishi tha se për këtë tender kanë kandiduar gjashtë koncersiume, por që kompania “Eskavatori dhe Hidrosroi Sofia” e kishte ofertën me çmim më të lirë.
“Sot jemi në ditët që e kemi nënshkru kontratën. Që nga sot janë 12 muaj ditë kalanderike. Kontaraktori sot një vit e ka për detyrë të dorëzoj punishten të përfunduar. Në pjesën e parë të punimeve do të kujdesemi të punojmë në segmentin kryesor deri në Vushtrri, në pjesën e dytë të vitit të punojmë në by-pssin në Vushtrri që është më pak i ngarkuar me komunikacion.“
“Jemi negociu me fondin OPEK të financohet pjesa tjetër e projektit që nuk ka qenë në marrëveshje me bankat. Projekti është i financun nga fondin OPEK dhe saudik.”
“Sot u nënshkru kontrata. Kompania ia ka afat 12 muaj. Kompanitë të cilat e kanë fitu është koncercium “ kompania “Eskavatori LLC dhe Hidrosroi Sofia”. Kanë qenë 6 koncersium që kanë marrë pjesë në këtë procedurë. Është përzgjedhur kompani që ka pasur çmimin më të ulët.“