Nëna raporton dhunën që punëtori i “Vitaland” në Prishtinë ushtroi ndaj djalit të saj

 

 

Parqet, këndet e ndryshme e hapësirat e dedikuara për fëmijë synojnë të ofrojnë mundësi për aventura e kënaqësi për ta. Por, ka raste kur fëmijët përballen edhe me sjellje të pahijshme që eskalojnë edhe në dhunë nga punonjësit e këtyre qendrave,.

Gazeta mëson se një punëtor i “Vitaland” – park i lojërave me lokacion në Prishtinë, është denoncuar për dhunë ndaj një fëmije.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas raportimit nga ana e prindit të fëmijës 9-vjeçar.Në bazë të informacioneve të para, incidenti ka ndodur më 14 qershor, kur një punëtor i kësaj qendre e ka sulmuar fëmijën dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Të njëjtat burime thonë se si rezultat, i dyshuari është dërguar në mbajtje gjatë ditës së djeshme.Punëtori i dyshuar fillimisht është intervistuar dhe ka dhënë deklaratën e tij për rastin e më pas është dërguar në mbajtje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari do të hetohet për veprën penale “Lëndim i lëhtë trupor”.

Sinjali ka provuar ta kontaktojë parkun e lojërave “Vitaland”, por numri i tyre i publikuar nëpër faqet zyrtare, ka qenë i paqasshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d