Nëntë vjet më parë, Cristiano Ronaldo ishte një superyll i Real Madridit, pak më shumë se gjysmën e një karriere të shkëlqyer në La Liga pas qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në Manchester United.
Pikërisht atëherë sulmuesi tani i Al-Nassrit i lartësoi këta pesë të rinj për madhështinë që do kishin në botën e futbollit.
Në sytë e Ronaldos, ishin Eden Hazard, Neymar dhe Paul Pogba që ishin ndër pesë yjet e rinj që pushtuan botën e futbollit.
Martin Odegaard i Arsenalit dhe sulmuesi holandez Memphis Depay kompletuan listën e tij. Me të pesë në formë të jashtëzakonshme në vitin 2015 për klubet e tyre përkatëse, kthehemi mbrapa të shikojmë se ku kanë mbetur pesëshja.
Nisur nga Hazard, belgu u pensionua nga futbolli me t’i përfunduar kontrata me Real Madridin ku kishte një periudhë zhgënjyese shkaku i lëndimeve, duke u tërhequr si 32-vjeçar.
Gjërat për Pogban kanë shkuar si mos më keq, pasi është dënuar me katër vit për doping dhe duket se karriera e tij ka përfunduar.
Neymar e ka mbyllur karrierën në futbollin evropian verën e vitit të kaluar, duke kakuar te Al Hilal për 100 milionë euro, ndërsa aktualisht është i lënduar.
Depay është pjesë e Atletico Madridit, por jo një lojtar i rëndësishëm, ndërsa klubit iu bashkuar nga Barcelona, pas një periudhe fantastike te Lyoni.
Me t’u larguar nga Real Madridi, u mendua se karriera e Odegaard te Arsenali do shkonte si mos më keq, por nën urdhrat e Mikel Artetas, mesfushori ka shkëlqyer – duke u bërë kapiten i skuadrës dhe pjesë kyçe e strategjive të spanjollit.