Në qendrën e paraburgimit tentohet futja e USB-ve

 

 

Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB.

USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve” thuhet në njoftim./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d