Në Mitrovicën e Veriut stema e Serbisë po zëvendësohet me stemën e Republikës së Kosovës

 

 

Sot në mëngjes, para ndërtesës së ish-organeve paralele në Mitrovicën e Veriut, nuk ka pasur tubim të qytetarëve të cilët dy ditë më parë kanë kërkuar nga policia që të kthehen në vendet e tyre të punës, pasi ato ishin mbyllur të premten. Megjithatë, nuk ka munguar edhe heqja e re e simboleve të Serbisë, raporton portali Kossev.

Pasi që paraprakisht në hyrje ishin vendosur tabelat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe Qendra për dhënien e patentë shoferëve, sot shenjat e organeve paralele dhe stema e Serbisë në hyrjen e kësaj ndërtese u zëvendësua me stemën e Republikës së Kosovës, transmeton Paparaci.

Një xhip dhe një kamion i vogël i Policisë së Kosovës janë parkuar para ish-organeve paralele serbe, ndërsa objekti ruhet nga zyrtarët policor.

Këtu, sipas këtij portali, së shpejti do të fillojnë me ngarkimin e inventarit të mbetur që nuk është nxjerrë nga objekti të premten dhe që policia po e trajton si prova në procedurë.

Ndryshe, udhëheqësit e këtyre institucioneve, me përjashtim të kryetarit të qarkut paralel, sipas njohurive të Kossevit, kanë marrë ftesë nga policia e që të paraqiten në stacionin policor si të dyshuar. Tani për tani, organet e rendit po i akuzojnë për falsifikim të dokumenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d