Në mesnatë, dy grupe gjuhen me armë nga veturat në Prishtinë

 

 

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga vetura në lëvizje, në drejtim të një personi, i cili po ashtu i është kunderpërgjigjur me armë.  Si pasojë janë dëmtuar dy vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar nëntë predha dhe një fishek. Rasti është duke u hetuar.

“ Prishtinë / 03.06.2024 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili është u kundër përgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e gjuajtjeve  janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin  e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d