Në KQZ lajmërohet koalicioni i katërt për zgjedhjet e 9 shkurtit

 

 

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi thotë se deri në këto momente KQZ ka pranuar deklarimin e katër koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara.

Koalicioni i fundit sipas tij është paraqitur ai në mes Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT.

Koalicionet janë si në vijim

  1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT;
  2. Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; dhe
  3. Nasha Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA.
  4. Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT.

Sot në orën 16:00 përfundon afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d