Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës.
Ndërkaq, në pjesën veriore të Kosovës gjatë mesditës dhe pasdites, priten rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, pa përjashtuar mundësinë e reshjeve të ulëta të breshërit.
Gjasat për ndonjë rrebesh të izoluar nuk përjashtohen as në ndonjë rajon në pjesën jugore të Kosovës, sipas Meteo Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35°C.