Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar në reagimin e tij të parë publik që nga sulmet brenda natës, duke u shprehur se vendi i tij do të fitojë.
“Ne përgjuam. Ne bllokuam. Së bashku do të fitojmë”, shkruan kryeministri në një postim të shkurtër në X, i njohur më parë si Twitter.
Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael – 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.
Kështu njoftoi ushtria izraelite, e cila u shpreh e vendosur për t’ju përgjigjur deri në fund sulmeve të tilla.