Në ditën e Pavarësisë së SHBA-së Zjarrfikësit e Prishtinës pastrojnë shtatoren e presidentit Clinton

Për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar disa aktivitete pranë shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë.

Fillimisht, Zjarrfikësit e Prishtinës e kanë pastruar shtatoren e presidentit Clinton, ku më pastaj togu Ceremonial i FSK-së ka ngritur flamurin e SHBA-së.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi ka thënë se kjo festë nuk është vetëm e Amerikës por e tërë Kosovës.

Ai ka falënderuar Amerikën për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Ne sot po festojmë 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Amerikës, mirëpo kjo datë nuk është vetëm ditë ndërkombëtare e amerikanëve por edhe e Kosovës. Vlerësojmë veprimet e ShBA-së me aleatët që kanë bërë para luftës, gjatë dhe pas luftës për krijimin e Kosovës, institucioneve të saj dhe avancimin e tyre. Kjo festë nuk është vetëm e amerikanëve, falë jush ne mundemi të festojmë 4 Korrikun. 4 Korrikun e llogarisim si 28 Nëntorin e kombit tonë”, ka thënë Rexhepi./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d