Në fshatin Joshevik të Banjskës, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi, gjatë së cilës është sekuestruar një pushkë, është kumtuar sot.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Një person, në shtëpinë e të cilit është gjetur një pushkë, u arrestua, por pas marrjes në pyetje u la i lirë.
Kujtojmë se gjatë fundjavës janë kontrolluar dy shtëpi në këtë fshat, si dhe janë sekuestruar disa armë.
Siç ka konfirmuar për portalin Kossev Petrit Fejza nga Policia e Kosovës për rajonin e Veriut, rastet e bastisjeve në këtë fshat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.