Në 13-vjetorin e rënies së policit, Enver Zymberi, flet axha i tij: Kanë qenë vite goxha të rënda për ne

 

 

Në 13-vjetorin e rënies së policit, Enver Zymberi, familja ka hapur dyert për të pritur për ngushëllime. E për mediat ka folur Muhamet Zymeri, axha i Enverit.

Ai ka thënë se këto vite nga rënia e tij kanë qenë të vështira, por që sipas tij është dashur t’i përballojnë. Konsideron se që nga rënia e Enverit, ka progres në vend.

“Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda por megjithatë është dashur me i përballuar se është një vlerë sublime jo vetëm për familjen por për fshatin, komunën e për krejt shtetin”.

“Ka progres nuk mund të themi që nuk ka por do të vijë koha kur çdo gjë do të jetë në vendin e duhur”, u shpreh Zymberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d