Ndryshimi në skemën sociale – Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Me këtë rast ministri Murati bëri të ditur se kanë dizajnuar një skemë tjetër që nuk do të jetë diskriminuese.

“Mënyra qysh është dizajnu mekanizmi i trajton anëtarët e familjes si anëtar që mund të punojnë ose që nuk mund të punojnë. Ajo kategori janë: Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, gratë gjatë shtatzanisë, njëri nga prindërit që përkujdeset për fëmijën do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune dhe do t’u ofrohen trajnime dhe vende pune që këto familje të mos mbeten vetëm me asistencë sociale”, ka thënë Murati.

Ministri tha se skema e re është hapur sot dhe aplikimi duhet bërë përmes platformës e-Kosova.

“Familjet duhet të plotësojnë aplikimin, pastaj të dhënat merren dhe analizohen. Familja për anëtar duhet të merr më pak se 100 euro në muaj, pastaj do të bëhet testi i të ardhurave, testi i pasurisë. Do të bëhet vlerësimi i pasurisë që ka”, theksoi ai.

Ministria tha se pagesa do të bëhet çdo muaj, dhe se përgjatë kësaj kohe do të ofrohen edhe trajnime për personat që janë të aftë për punë.

“Synimi jonë është të nxitet punësimi dhe të krijohen të ardhura”, tha Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d