“Ndjej paqe në Mekë”- Benzema deklarohet pasi u dyshua e ardhmja e tij në Arabi Saudite

 

 

Karim Benzema vendosi t’u japë fund të gjitha spekulimeve pasi përflitet prej disa muajsh se ai do të largohet nga klubi saudit Al-Ittihad.

Gjegjësisht, ish-lojtari i Real Madridit së fundi është kthyer në Arabinë Saudite, ku iu bashkua skuadrës së tij dhe përmes një interviste për revistën GQ ka shpjeguar situatën e tij.

Benzema duket se është shumë i lumtur me jetën në Arabinë Saudite, e cila u vu në pikëpyetje kur ai nuk u paraqit për fillimin e përgatitjeve të Al-Ittihad.

“Ky është një vend i jashtëzakonshëm dhe unë jam në paqe këtu. Është një sfidë e re që më pëlqen, një projekt afatgjatë në një vend mysliman. Si musliman, kur jam në Mekë, ndjej paqe”, tha Benzema.

Më pas ai ka pranuar se në Arabinë Saudite, përveç futbollistit, ndihet edhe si ambasador dhe qëllimi i tij është që t’i sjell yjet e tjerë nga Evropa në kampionatin arab.

“Unë jam këtu për të sjellë lojtarë të mëdhenj evropianë në të ardhmen e afërt, megjithëse tashmë ka disa emra të mëdhenj. Sfida jonë është të ngremë nivelin e futbollit si në ligat evropiane. Për shumë njerëz, të kesh numrin nëntë në shpinë do të thotë të shënosh 50 gola në një sezon, por për mua do të thotë të jem një nga 11 lojtarët dhe duhet të bëj gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”, shtoi ai.

Benzema donte ta bënte të qartë se nuk është ende koha për t’i thënë lamtumirë futbollit dhe se do të vendos për tu larguar në momentin e duhur.

“Unë jam ai që do të vendos se kur do ta përfundoj karrierën time. Koha do ta tregojë, por unë do të vendos se kur do të përfundojë karriera ime. Do të doja të mbahesha mend si dikush që e filloi nga e para dhe arriti të arrijë lartë, pavarësisht pengesave që kam hasur. Është diçka për të cilën jam shumë krenar”, tha Benzema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d