Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shpërthyes ndaj pozicioneve të një komande izraelite të dielën, ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën jugun e Libani. Dhuna e nxitur nga lufta në Gazë është përhapur përgjatë gjithë kufirit izraelito-libanez.
Ushtria izraelite tha se “objektet e dyshimta ajrore” ishin lëshuar nga Libani dhe u asgjësuan. Dy ushtarë izraelitë u plagosën rëndë ndërsa disa të tjerë pësuan dëmtime të lehta, sipas njoftimit të ushtrisë. Avionët luftarakë izraelitë kryen “një sërë sulmesh ndaj objektivave terroriste të Hezbollahut në territorin libanez”, shtoi ushtria izraelite.
Shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut, një grup i armatosur rëndë i mbështetur nga Irani, janë në nivelin më të lartë që nga lufta e vitit 2006. Dhuna është përqendruar kryesisht në zonën kufitare. Hezbollahu tha se kishte përdorur dronë shpërthyes për të sulmuar një pozicion komandues izraelit pranë zones Ya’ara, në Izrael. /Prishtin Sot/