Ndihmuan në rrëmbimin e një të mituri në Gjilan, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit

 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.C. dhe E.R., të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit’.

Nëpërmjet një komunikate për media, Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar se të mërkurën e 24 korrikut, dy të dyshuarit me qëllim të përftimit material kanë ndihmuar të dyshuarin e tretë që ndodhet në arrati, në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit L.C. dhe E.R., më 20 Korrik 2024, në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit material, kanë ndihmuar të pandehurin e tretë, i cili gjendet në arrati, në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit, në atë mënyrë që me veturë e kanë transportuar të njëjtin së bashku me të dëmtuarin e mitur nga komuna e Preshevës, nëpër lokacione të ndryshme, edhe pse kanë qenë në dijeni se i mituri ishte rrëmbyer nga i pandehuri i tretë, të cilin e kanë mbajtur të mbyllur në veturë, me qëllim që mos ta dorëzojnë gjersa vëllai i tij të kryente obligimin për transportim të substancës narkotike, për në Beograd”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d