Real Madridi ishte një sekond larg fitores 3-2 në përballje ndaj Valencias këtë të shtunë.
Megjithatë, fishkëllima e gjyqtarit për mbylljen e takimit – vetëm një sekond para shënimit të golit – e vulosi rezultatin final në barazim 2-2.
Goli i pavlefshëm, i cili shkaktoi shumë polemika, u realizua nga anglezi Jude Bellingham.
Valencia nisi shumë më mirë ndeshjen. Hugo Duro dhe Roman Yaremchuk shënuan për Valencian në minutat 27 dhe 30. Reali u këndell në fund të pjesës së parë përmes Vinicius Juniorit që e ngushtoi rezultatin. Ishte sërish braziliani që realizoi në minutën e 76-të për të barazuar gjithçka.
Pas këtij barazimi, Reali arrin në kuotën e 66 pikëve dhe mbetet lider me shtatë pikë para ndjekëses Girona.