Kombëtarja e Kosovës U18 në volejboll ka avancuar në fazën e dytë, duke fituar në tavolinë ndaj Serbisë U18. Si edhe herave tjera, Serbia vazhdon të paraqitet në ndeshje zyrtare ndaj Kosovës, ku kësisoj “Dardanët” e rinj kanë fituar në tavolinë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovës Valon Nikqi që për Gazetën Nacionale tha se serbët refuzuan të paraqiten.
“Po, ata nuk janë dalë në fushë. Prandaj ne vazhdojmë në fazën e dytë. Në rast që do të dilnin dhe nëse fitonin atëherë do të avanconin tutje, por nuk kanë dalë prandaj janë eliminuar. Kështu, Kosova kualifikohet në fazën e dytë”.
“E kemi pritë që nuk dalin. Shkaku që e kanë bërë një gjë të tillë edhe herave tjera, si në rastin e beach-vollej që refuzuan, por u arsyetuan kinse e kanë një lojtar të lënduar”.
“Tash jemi duke e pritur komunikim zyrtar dhe të shohim se si do të nxjerrën. Arsyeja kryesore dihet që Serbia s’e njeh Kosovën, por të shohim si do të arsyetohen në këtë rast”, tha shkurtimisht ai.
Kujtojmë, ndeshja ishte paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Maqedoninë e Veriut.