Policia bëri me dije se i riu ka humbur kontrollin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka rënë në kanal.
Pasi është transportuar në spital, ai nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën. 18-vjeçari ishte djali i një prej emrave të njohur të biznesit në Durrës, Fatos Troplinit.