Ndalohet personi i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarë për ndërtimin e vilave

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas raportimeve në media dhe ankesave të paraqitura nga qytetarët në Policinë e Kosovës, kjo Prokurori në bashkëpunim me policinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar një operacion në pronat e një biznesi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, raporton Sinjali.

Ky aksion u ndërmor lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me iniciale G.G, si dhe në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale, laptopë, telefona, dokumente të biznesit dhe kontrata me qytetarë të shumë për ndërtimin e vilave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë bën apel të gjithë qytetarëve të cilët janë dëmtuar nga këto veprime, të paraqiten në Policinë e Kosovës apo Prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d