Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodh sot rreth orës 14:45 ne qytetin e Pejës, ku janë goditur dy fëmijë.
Gazeta mëson se fëmijët i përkasin moshës 8 dhe 9 vjeçe të cilat janë dërguar në Spitalin e Pejës pasi kanë pësuar lëndime trupore nga goditja e veturës.
Për rastin është ndalur për 48 orë shoferi i veturës për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova.