Ndalohen në Jarinjë dy rusë, nuk kishin viza

 

 

Një burrë dhe një grua me pasaporta të Rusisë u ndaluan në pikën kufitare të Jarinjës – pjesa veriore e Kosovës – pasi nuk kishin viza të Kosovës. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ata u ndaluan mbrëmjen e së dielës. Sipas njoftimit, ata kanë thënë se kanë ardhur nga Nishi i Serbisë. Dyshimet janë se kanë kaluar nëpër rrugë ilegale.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti u iniciua si “kalim ilegal i kufirit”.

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.

Ky vendim është marrë nga viti 2022.

Deri atëherë, qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u është lejuar hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës pa vizë./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d