Ndalohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së, konfirmon njoftimi i Themelores.

Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d