Mjeku vushtrrias, Fehmi Haxhaj, është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lamtumira e fundit do t’i jepet sot në varrezat e qytetit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, si dhe Komuna e Vushtrrisë.
Në njoftim thuhet se kryetari i komunës, Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Haxhaj, pas ndarjes nga jeta të familjarit të doktorit, i cili për një kohë të gjatë punoi në QKMF-në në Vushtrri.