Ndahet nga jeta ish-gazetari i RTP-së, Agron Sedllari

 

 

Është ndarë nga jeta sot në orët e hershme të mëngjesit, ish-gazetari i RTP-së/RTK-së, Agron Sedllari.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë njoftuar familjarët e të ndjerit.

Ai vdiq në Lausannë të Zvicrës, teksa familjarët kanë bërë të ditur se për ditën dhe orën e varrimit do të njoftojnë me kohë, pasi të konfirmohet nga aviacioni dita dhe koha e arritjes në Prishtinë.

Njoftimi i plotë nga familjarët:

Ndërroi jetë, Agron Sedllari

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmërojmë familjarët, farefisin, miqtë, shokët e shoqet dhe ish koleget dhe kolegët e të ndjerit (RTP/RTK), se sot më 25 Gusht, në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë në Lausannë të Zvicres, më i dashuri ynë, vëllau, babai e gjyshi Agron Sedllari.

Ai na la të përlotur, por krenarë që patëm një baba,vëlla e familjarë të dashur e bujar – i cili na fisnikëroi çdo ditë t`jetës – me kulturën dhe dijet e tij, duke mbjell ndër ne dashurinë e pakufishme për familje dhe atdhe.

Varrimi: Për ditën dhe orën e varrimit, sikurse edhe për të pamën, familja do t‘njoftojë me kohë, pasi t`jetë konfirmuar nga aviacioni, dita dhe koha e arritjes në Prishtinë.

Të pikëlluarit:

Fëmijët, Pleurati dhe Yllka Sedllari

– Motra Teuta, vëllau Agimi, nipërit e mbesat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d