Ndahet nga jeta ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së

 

 

Ish gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova, është ndarë nga jeta të hënën, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, me ç’rast u bë e ditur se varrimi do të bëhet të enjten, në Plavë në Malin e Zi.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën  me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi.

Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00.

Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena.

Të pikëlluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d