Ndahet nga jeta inspektori tatimor i ATK-së

I

 

nspektori tatimor në Drejtorinë Rajonale të ATK-së në Gjilan, Lulzim Sylejmani, është ndarë nga jeta të dielën.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot, me namazin e ikindisë, në varrezat e fshatit Përlepnicë të Gjilanit.

Nga ATK, në një telegram ngushëllimi, kanë shprehur trishtimin për humbjen e Lulzimit, të cilin e kanë përshkruar si profesionist të shkëlqyer e të respektuar.

“Me trishtim të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të kolegut tonë të dashur, Lulzim Sylejmani, inspektor tatimor në Drejtorinë Rajonale të ATK-së në Gjilan. Ai ishte pjesë e pandashme e Administratës Tatimore të Kosovës që nga themelimi i saj dhe kontributi i tij ka qenë i parezervë në suksesin dhe zhvillimin e institucionit tonë.

Lulzimi ishte jo vetëm një profesionist i shkëlqyer dhe i përkushtuar, por edhe një mik i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ne. Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe tek secili nga ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve, kolegëve dhe gjithë rrethit të Lulzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d