Ka vdekur infermierja e njohur nga Skenderaj, Sevdije Bimbashi.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Sevdije Bimbashi, infermiere e pensionuar. Vdekja e znj.Bimbashi do të krijoj boshllëk të madh tek familja dhe kolegët me të cilët punoi në shërbimin e mjekësisë familjare në Skënderaj. OIK shprehë ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të znj.Bimbashi”, thuhet në njoftim.