Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Ramadani, është ndarë nga jeta sot, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimeve në rrjete sociale.
Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg të Podujevës.
Për vdekjen e të ndjerit kanë reaguar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Podujevë, të cilët kanë bërë të ditur se Ramadani ishte pjesëtar i tri formacioneve ushtarake që ka pasur Kosova – UÇK, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.