Zejtari dhe biznesmeni nga Prizreni, Mursel Binaj ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Oda e Prizrenit.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë zejtarët biznismen se pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë (Pronari i Aurorës ) Mursel Binaj duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.
Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty do të jetë i përjetshëm”, thuhet në njoftim.