NATO për Reuters: Jemi shumë të vendosur kundër hapjes së njëanshme të Urës së Ibrit

 

 

Çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër u bë temë diskutimi para disa muajsh, për çka qeveria kërkonte hapjen e saj të menjëhershme.

Për hapjen e saj, institucionet e vendit ndërmorën edhe një veprim për të testuar qëndrueshmërinë e saj për kalim të automjeteve. Raporti më pas konstatoi se ura është e sigurt.Por, këtë insistim të qeverisë nuk e përkrahën partnerët perëndimorë të Kosovës.

ShBA, BE por edhe shtetet tjera veç e veç e konsideruan si të rrezikshme hapjen e saj në këtë kohë, veprim i cili thanë se mund të rrezikojë trupat e KFOR-it.

Në Kosovë madje qëndroi edhe shefi i CIA-s, Willim Burns.

Burime të agjencisë së lajmeve “Reuters” thanë se edhe ky i kishte kërkuar Kurtit kujdes me këtë çështje.

Po ashtu, edhe nga NATO i kanë thënë kësaj agjencie lajmesh se janë kundër hapjes së njëanshme të urës.

“Jemi shumë të vendosur kundër një veprimi të njëanshëm për të hapur urën”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për Reuters. “Nuk duam të nxisim ndonjë lloj dhune që do të rrezikonte ushtarët e KFOR-it”.

Kurti ndërkaq ka thënë se rihapja e urës do të bashkojë një komunitet të ndarë. Në një intervistë me Reuters ai tha se Beogradi dëshironte ta mbante urën të mbyllur për të ndarë veriun me shumicë serbe nga pjesa tjetër e Kosovës.

“Mendoj se ata në Serbi që insistojnë të mbajnë urën të mbyllur, duan të mbajnë gjallë ëndrrën e ndarjes së Kosovës”, ka deklaruar Kurti për “Reuters”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d