NATO dënon zgjedhjet ruse në rajonet e aneksuara të Ukrainës

 

 

Konferenca për shtyp e Jens Stoltenberg pas prezantimit të raportit vjetor të NATO-s, filloi duke iu referuar guximit të ukrainasve, por edhe mungesës së municioneve të Kievit.

“Ukrainasve nuk po u “shteron” guximi, më shumë se dy vjet pas pushtimit të vendit të tyre nga Rusia, por atyre po u mbarojnë municionet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Soltenberg foli për “një nevojë urgjente që aleatët të rrisin shpërndarjen e municioneve dhe armëve në Ukrainë”, ndërsa shtoi se është “çështje vullneti politik për të marrë vendime”.

“Aleatët e NATO-s nuk po i japin Ukrainës municion të mjaftueshëm dhe kjo ka pasoja në fushën e betejës çdo ditë,” tha ai, duke nënvizuar se është një nga arsyet pse rusët kanë qenë në gjendje të korrin fitore dhe të përparojnë gjatë javëve dhe muajve të fundit.

“Ekziston një nevojë urgjente që aleatët të marrin vendimet e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të dërguar më shumë municione në Ukrainë.

“Ky është mesazhi im për të gjitha kryeqytetet”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Ne kemi aftësinë t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka që i nevojitet. Është çështje vullneti politik. Të marrim vendimet dhe t’i japim përparësi mbështetjes së Ukrainës”, tha ai në mënyrë karakteristike.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se “çdo përpjekje për të organizuar zgjedhje ruse në rajonet e pushtuara të Ukrainës do të ishte krejtësisht e paligjshme“.

Ministria e Jashtme e Ukrainës e quajti gjithashtu “të paligjshme dhe të pavlefshme votimin e zgjedhjeve presidenciale ruse të mbajtura në territoret e okupuara të Ukrainës” dhe u bëri thirrje partnerëve të saj ndërkombëtarë “të mos i njohin rezultatet”.

Në deklaratën e saj, ministria tha se “fushata zgjedhore në territoret e pushtuara nga Rusia tregoi se Moska ka treguar shpërfillje të vazhdueshme flagrante për rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d