Mbrëm rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë.
Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Express se “menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
Policia është në kërkim të personave të dyshuar.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar”, tha ajo.