NASA ka shpërndarë foto të uraganit Milton teksa kalonte mbi Gjirin e Meksikës, në brigjet e gadishullit Jukatan.
Në kohën kur u bënë fotografitë, uragani ishte në kategorinë 5.Në Meksikë, autoritetet në shtetin e Jukatanit raportuan dëme të vogla nga Milton pasi kaloi në det të hapur.Linjat e energjisë elektrike, dritat e rrugëve dhe pemët u rrëzuan pranë bregut dhe çatitë e disa strukturave të vogla u shkatërruan, ka njoftuar guvernatori i Jukatanit, Joaquin Diaz, shkruan skynews.
Ai nuk raportoi për viktima apo plagosje.
Ndërsa tani, uragani Milton ka zbritur në tokë në Florida, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Bëhet e ditur se më shumë se 1.5 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.