Nainggolan kujton momentet me Brozovicin: Dilnim në klube nate, ai ishte më i forti, në fund të natës nuk e njihnim njëri-tjetrin

 

 

Radja Nainggolan ishte anëtar i Interit nga viti 2018 deri në vitin 2021, por ai luajti vetëm sezonin 2018/2019 në nivelin më të lartë. Interi më pas e huazoi te Cagliari për shkak se ai ishte jashtë formës, por në sezonin e përmendur, në të cilin ai ishte i shkëlqyer, ai ndau dhomën e zhveshjes me Marcelo Brozovic. 

Nainggolan kujton një rast interesant me Brozovicin.

“Në klub nate ishte më i forti. Nga fundi i mbrëmjes, ne nuk mund ta njihnim më njëri-tjetrin”, kujtoi Nainggolan.

Së fundmi, Brozovic i ka dhënë lamtumirën kombëtares kroate pas 99 paraqitjeve dhe shtatë golave. Në karrierën e tij, Nainggolan luajti edhe për Piacenza, Cagliari, Roma, Royal Antwerp, SPAL dhe Bhayangkara. Ish-mesfushori i madh ka 30 paraqitje dhe gjashtë gola për kombëtaren belge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d