Nafta në Gjilan më e lira në treg, Berjani kërkon hetim nga Prokuroria

 

 

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka folur rreth gjendjes në këtë sektor. Ai tha se nafta në Gjilan po shitet me çmim më të lirë. Sipas tij kjo i dëmton edhe importuesit e tjerë.

Berjani me këtë rast kërkon hetime nga ana e Prokurorisë.

“Ato tri kompani i bëjnë së bashku qarkullim 100 mijë euro, këto kompanitë e tjera shembull po e bëj, nuk i bëjnë qarkullim as 200-300 euro. Me këtë qarkullim këto kompani nuk mund të paguajnë as punëtorin e asgjë”, tha Berjani.

I pari i Shoqatës së Naftëtarëve ndër të tjera tha se është e pamundur që diku nafta të shihet 1 euro e 16 centë e diku 1 euro 33 centë. Klan Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d