Skuadra e Dukagjinit dje gjatë ditës zhvilloi një ndeshje miqësore para fillimit të sezonit 2024/25.
Dukagjini barazoi 1:1 ndaj Malishevës në ndeshjen miqësore të zhvilluar dje gjatë ditës, shkruan Indeksonline Gjatë ndeshjes ndodhi një incident midis trajnerit Ismet Munishi dhe tifozëve të pranishëm në tribuna.
Një prej tyre thotë: “O Ismet, na shave tanve. A i shave krejt shqiptarët”.
Kurse ish-trajneri i shumë skuadrave iu drejtohet tifozëve me tonë të lartë.
Kujtojmë që Ismet Munishi u emërua trajner i klubit nga Klina menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar./