Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës. Ajo kritikoi presidenten Osmani pse s’ka përmendur në fjalimin e saj vjetor krerët e UÇK-së që janë të burgosur në Hagë.
Musliu-Shoshi e quajti të turpshme këtë veprim të presidentes.
“Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Republikë së Kosovës që janë të burgosur në Hagë!!!TURP!”, ka shkruar në Facebook.