Analisti Imer Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se kryetari i Prishtinës Përparim Rama po manipulon. Duke shpërndarë një postim të Ramës ku shprehet se po punohet që t’i kthehet identiteti Zonës së Vjetës të Prishtinës, Mushkolaj ka shkruar se ai po flet për trasformimin e një rruge të vogël.
“Qe qysh manipulon kryetari i Prishtinës. Flet për transformimin e një mini-rruge (qe sa kohë, thu se po ndërton anije kozmike), ndërkohë që shtëpia që shihet në postimin e tij ka mbetur siç ka qenë, as nuk është transformu, as renovu”, ka shkruar Mushkolaj.
Ai ka shtuar se Rama manipulonte edhe me sallën e djegur në Pallatin e Rinisë, që është kthyer prapë në parking.
“Njësoj manipulonte me sallën e djegur në Pallatin e Rinisë, e cila është kthy prapë në parking. Edhe rrenc, edhe krenar”, ka shkruar ai.