Mushkolaj i reagon Abdixhikut: Ai nuk e di se si është të thuash atë që mendon – pa pasë borxhe me la

 

 

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ku në një emision televiziv mbrëmë tha se analistët po paguhen me shuma të mëdha parash.

Mushkolaj tha se analistët nuk i kanë faj Lumirit pse ai nuk di të bëjë opozitë dhe se pse ata nuk flasin për LDK-në siç ai ka dëshirë.

Sipas tij, Lumirin e nervozojnë analistët që nuk punojnë as me direktiva të pushtetit, as të opozitës.

Ky reagim vjen pasi Abdixhiku, teksa kritikoi analistët, dha edhe një ide, që të niset kërkimi i deklarimit të pasurisë së analistëve, që sipas të cilit disa nga ta paguhen nga mediat të cilat kanë afrimitet me pushtetin për të sharë opozitën, sidomos LDK-në.

“Tani që i paguajnë analistët nga 1500 euro deri në 2000 euro në muaj për të sharë opozitën. Në fakt nuk është ide e keqe, pasi që janë bërë analistët kaq prezent në jetën publike është mirë të nisim dhe të kërkojmë deklarimin e pasurisë së tyre. Kish me qenë iniciativë bukur interesant, pasi që kaq të zëshëm janë në kritikën publike, sidomos ndaj opozitës, sidomos ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, jam shumë i interesuar me e ndjekë”, ka deklaruar Abdixhiku.

“Por propagandës do t’i them propagandë. Analistët, një pjesë e tyre janë të mrekullueshëm por dikush që merr rrogë nga një pronar i lidhur me pushtetin, kam dyshimet. Është e pamundur që për 3 vite të atakohet LDK, është propagandë mirë e organizuar”, shtoi ai.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Analistët nuk i kanë faj Lumirit pse nuk di të bëjë opozitë, as pse e mendon veten më të fortë se që është në realitet.

Nuk i kanë faj as pse ata nuk flasin për LDK qysh ai ka dëshirë.

Lumiri, ashtu si pushteti, ka qef “me i kapë” gazetarët, analistët, mediat. Atë e nervozojnë analistët që mendojnë me kokën e vet, që janë profesionistë, që nuk kanë interesa.

Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la.

Lumirin e nervozojnë analistët që nuk punojnë as me direktiva të pushtetit, as të opozitës.

Lumiri është veç një kryetar partie – falë Isa Mustafës. I duhet kohë të bëhet lider.

Atë e nervozojnë të vërtetat për opozitarizmin e lodhtë të tij, të vërtetat për skandalet në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga partia e tij.

Lumiri duhet të reflektojë dhe të heq dorë nga sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Ai duhet ta kuptojë se betejën e ka me Albinin, jo me analistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d