Muriqi: Haalandi nuk do ta ketë të lehtë kundër nesh, sidomos kundër Amir Rrahmanit

 

 

Kombëtarja e Kosovës do ta marrë sot rrugën drejt Oslos ku e pret përballja me Norvegjinë, në miqësoren e vetme të muajit qershor.

Dardanët kanë ushtruar këto ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në kryeqytetin norvegjez para përballjes me Kombëtaren vendëse.

E në këtë ndeshje do ta shohim një përballje gjigantësh: Amir Rrahmani, do të ketë punë me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Erling Haaland.

Vedat Muriqi, shok skuadre i Rrahmanit tek Kosova, beson se futbollisti i Napolit ka kapacitet dhe aftësi për ta ndalur sulmuesin e Manchester Cityt, i cili iu ka sjell probleme shumë mbrojtësve dhe shumë ekipeve evropiane.

“Norvegjia ka lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haalandi, edhe ne e kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haalandi, do ta ketë të lehtë kundër nesh, sidomos kundër Amirit”, deklaroi sot Muriqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Ndeshja miqësore midis Norvegjisë dhe Kosovës do të luhet, më 5 qershor në Oslo dhe kjo do të jetë mundësia e fundit e selektorit Franco Foda për ta pasur një pasqyrë për lojtarët që do t’i ketë në dispozicion në Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d