Murati prezanton listën e masave lehtësuese: Kosova s’kishte si t’i ikte rritjes së kostos së jetesës

 

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka postuar disa të dhëna në Facebook, duke thënë se Kosova s’ka pasur se si t’i ikte rritjes së Kostos së jetesës.

Murati shkroi se për të gjitha qeveritë, nuk ka qenë në pyetje se a do të ketë inflacion apo jo, por sa do të jetë mbrojtja që do të ofrojë qeveria.

“Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare” ka argumentuar Murati, duke listuar masat e ndërmarra të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d