Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka reaguar ashpër për gjendjen e futbollit kosovar.
Ai foli me tone të larta për situatën nëpër të cilën po kalon futbolli i Kosovës.
“Nëse ka skuadra që i kanë përjashtu për 48 orë, ka ekipe që duhet me i përjashtu për dy orë. Kur thojnë që kampionati ishte i rregullt dhe korrekt, kjo është fyerje e inteligjencës. Veç servilat pajtohen, për ta është: zgate Zot. Krejt jon palu, na jemi ata vullnetart. Veç në Kosovë njeri bëhet poçavërr për një rrogë. Pak osht me ju thon servila. Vallahin marrja e Zotit.
Nëse dikush mënon që Ismet Munishi nënshtrohet dikujt për me ma dhanë naj kupë a naj rrogë e kanë shumë gabim. Prej arave jom dalë në stadiumet më të mira të Evropës kam lujt. Millosheviqit nuk iu kam nënshtru unë. Këta janë shumë të vogël. Veç Zotit atij i kofshim falë i përkulem e i nënshtrohem. Për njeri që ecë me këmbë nëpër tokë, s’ka shans”, tha Munishi.