Mungon zbatimi i ligjeve për luftimin e korrupsionit në Kosovë

 

 

Legjislacioni në fuqi që lufton korrupsionin është harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian, por që në zbatimi pa hasen sfida, është thënë në konferencën për transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë “Demaskimi i Korrupsionit” organizuar nga organizatat joqeveritare AKTIV dhe ACDC.

Komisionerja për Informacionin dhe Privatësinë, Krenare Sogojeva -Dërmaku, ka theksuar se është vërejtur një ndërgjegjësimit të qytetarëve për të paraqitur kërkesat e tyre për shkeljet nga institucionet.

Sipas saj, ligji për qasjen në dokumente publike ka lënë gjurmë në transparencë, llogaridhënie dhe luftim të korrupsionit, por që në një të ardhme të afërt ky ligj ka nevojë për ndryshim dhe plotësim.

“E them me përgjegjësi që ligjin të cilin e kemi sot pothuajse në tersin e tij është një ligj i harmonizuar me direktivave BE dhe është një ligj që ka lënë gjurmë në transparencë dhe llogaridhënia dhe luftim të korrupsionit. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve në kërkesat e tyre dhe besimit ndaj institucionit…Nga gjysma e viti 2021 e deri me sot në 80 për qind të rasteve institucionet kur ne i drejtohemi se pse nuk lejoj qasje, institucionet reagoj  dhe ofrojnë qasje”, ka thënë ajo.

Avokati i Popullit Naim Qelaj, ka theksuar se çështja e trajtimit të korrupsionit ka shumë sfida, duke vënë në pahë mungesën e një ekspertize të mirëfilltë se si duhet trajtuar korrupsioni.

“Kemi shumë sfida kur qëllimi jonë është që të merremi për të trajtuar çështjen e korrupsioni, barrierat janë të ndryshme duke filluar nga mungesa e një ekspertizë të mirëfilltë që nuk ekziston në Kosovë se si me trajtuar korrupsionin. Legjislacioni në Kosovë është i përafruar me legjislacionin e BE-së. Ky veprim cenon dhe shkel të drejta e njeriut, korrupsion shkel në mënyrë masive të drejtat e njeriut. Luftimi i korrupsion është faza e fundit, e rëndësishme është që ajo të parandalohet. Besueshmërinë e qytetarëve në institucione është sfiduese, pjesa më e madhe e institucioneve nuk ka arritur të krijojnë besueshmëri me publikun”, ka theksuar ai.

Kurse, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj,  ka deklaruar se legjislacioni në vend është në një linjë me BE, por që ka disa pengesa të brendshme të zbatimit.

“Legjislacioni në Kosovë është në një linjë me standarde e Unionit Evropian, të zbatimi janë disa pengesa. Janë disa pengesa të brendshme të zbatimit të legjislacionit. Për me dy kanë pengesa kryesore ajo është burimet e kufizuar njerëzore dhe burimet e kufizuar financiare”, ka thënë ai.

Ndërsa, Miodrag Milliqeviq, drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv, ka thënë se duhet që të ketë një bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve në mënyrë që të luftohet korrupsioni.

Sipas tij, detyra e organizatave jo qeveritare, krahas institucioneve përkatës, është moblizimi i qytetarëve në përdorimin e institucioneve dhe mekanizmave që ndikojnë në luftimin e korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d