Mungojnë deputetët, dështon të mbahet seanca ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje

 

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte paraparë shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje ka dështuar të mbahet.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se në sallë janë vetëm 40 deputetë.

“Pritëm boll, rreth 40 minuta. E ndërprejmë këtë seancë dhe merremi vesh për një datë tjetër”, tha Konjufca.

Nga AAK të cilët kanë thirrur këtë debat, thanë se në dakordim me partitë tjera do të vendosin për datën kur do të thirret seanca.

“Grupi parlamentar i AAK-së tash e tre muaj ka vendos një kërkesë për debat për tri vjet të qeverisjes Kurti. Në diskutim edhe me grupet parlamentare edhe në mungesë të deputetëve një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë në mes të opozitës dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhte pa dakordim të plotë dhe pjesëmarrje të të gjithë deputetëve. Andaj në dakordim edhe me grupet tjera parlamentare, po e shtyjmë këtë debat. Në kryesi vendosim për datën”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d