Mungojnë Bislimi e Lushtaku, shtyhet seanca ndaj tyre dhe Beqës e Haxhiut për përleshjen në Kuvend

 

 

Për shkak se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte në udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe mungoi edhe deputeti Mergim Lushtaku, është shtyrë seanca fillestare të mërkurën në rastin ku Bislimi e Lushtaku bashkë me deputetët Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu, akuzohen lidhur me rastin e përleshjes së ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, palët nuk ishin pajisur me shkresa të lëndës. Kryetari i trupit gjykues, Eroll Gashi tha se Bislimi ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai shtoi se i dëmtuari, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk ka qenë i qasshëm.

Në seancë mungoi edhe Mergim Lushtaku, për të cilin mbrojtësi i tij, avokati Faton Fetahu, ka treguar se i njëjti nuk mungon për arsye të angazhimeve në Kuvend, por për shkak të mosdërgimit të shkresave të lëndës, përfshirë edhe aktakuzën.

Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë./BetimipërDrejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d